Halandi vlerëson projektin, por edhe milionat e Mançester Sitit

Lajmet nga Anglia janë që sulmuesi 21-vjeçar novegjez ka hedhur poshtë “uverturat” e Mançester Junajtidit, dhe është gati të bashkohet me skuadrën tjetër të qytetit. Erling Halandi po zgjedh, sipas mediave, projektin sportiv të Sitit, i cili i duket më shumë fitues, ndërsa fjala është që klubi i Pep Guardiolës mund t’i japë një rrogë prej 500 000 paundësh stërlina në javë (rreth 600 000 euro në javë), që do ta bënte lojtarin më të paguar të Premier Ligës. Kjo rrogë do të thotë mbi 30 milionë euro në vit, afërsisht e barabartë me atë të Kristiano Ronaldos. Gjithsesi, edhe Junajtidi mund t’ia jepte këtë pagë, por nuk mund t’i jepte fitoret e Pepit. Nga ana tjetër, Barcelona është refuzuar edhe pse projekti sportiv në “Kamp Nou” mund të jetë edhe më shumë fitues sesa ai i Sitit. Problemi është që Barça nuk i ka sot paratë e anglezëve.

Sfidanti.al