Ertrit Berisha që është portier me Atalantën, ishte një nga pjesëtarët më të mirë të ekipit përfaqësues shqiptar dhe me pritjet e tij mes dy shtyllave të portës së vet ai i dha një pikë Shqipërisë në Strumicë. Mbas ndeshjes, Berisha deklaroi se ishte i kënaqur, sepse Shqipëria edhe mund të fitonte dhe edhe mund të humbiste. Ai tha se përfaqësuesja e tij zhvilloi dy pjesë të ndryshme.
“Ne mund të fitonim, por edhe mund të humbisnim. Në pjesën e parë, Maqedonia ishte një ekip më i mirë sesa neve, kurse pjesën e dytë ne e kontrolluam më mirë dhe krijuam shanse, por, më pas, ne ehumbëm ritmin, kurse, më vonë, erdhi edhe penalltia dhe Maqedonia barazoi 1-1. Ekipi maqedonas krijoi shumë shanse që të fitonte, por ne u mbrojtëm, ndërsa përpiqeshim të organizonum kundërsulme, por nuk patëm kohë”, deklaroi Berisha.
Portieri shqiptar u provokua, në një farë mënyre, para ndeshjes, nga sulmuesi maqedonas Ilija Nestorovski që tha se ai kishte shënuar gol Berishës më parë dhe se ai duhet ta mbante mend mirë atë, por, ndeshjen e fundit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, Berisha u tregua një supermen kundër golashënuesit më të mirë maqedonas.
“Po, po, tani, ai besoj se më njeh edhe më mirë”, komentoi, duke qeshur Berisha, ndërsa shtoi: “Ai është një lojtar i shkëlqyer. Ai kishte shanse të shkëlqyera që të shënonte gol, goditi disa herë mjaft mirë, por, për fat, unë arrita që t’i prisja topat e tij”, vuri në dukje Berisha.