Iniesta përgënjeshtron Bartomeun: Nuk kam akord paraprak për rinovimin

Andres Iniesta është pranë rinovimit me Barcelonën? Aspak dhe ai që e moon këtë është vetë kapiteni i skuadrës blaugrana menjëherë pas kthimit nga Lihtenshtejni ku luajti ndeshjen e radhës së eliminatoreve të Botërorit 2018 me përfaqësuesen spanjolle. Në momentin e zbritjes në aerpoportin El Prat në Barcelonë, Iniesta u rrethua nga gazetarët të cilët e pyetën nëse e konfirmonte deklaratën e Bartomeut për akordin paraprak të rinovimi të kontratës dhe përgjigjja e 33 vjecarit ishte thjesht: Jo. Një përgjigje kjo që i jep mundësi Juventusit të shpresojë sërish në arritjen e një marrëveshjeje për të sjellë Iniestën në Torino.  E megjithatë zërat e merkatos duket se nuk kanë ndikluar aspak në paraqitjet e mesfushorit nga Albacete. Në dy ndeshjet e fundit të Spanjës, Iniesta ishte lideri i këtij reparti për 72 minuta në ndeshjen me Italinë dhe për të 90 minutat në Vaduz ku Spanja e shpartalloi Lihtenshtejnin 8-0.

Sfidanti.al