E kishte thënë edhe më parë, por tani e konfirmoi; Max Biaggi nuk do të drejtojë më asnjë motocikletë. Vendimin e tij ish kampioni i motociklizmit e mori pas aksidentit të pësuar javë më parë që për pak i mori jetën. ‘Të kthehem mbi një motor? Është një pjesë e jetës që tashmë e kam arkivuar plotësisht-deklaroi Biaggi në një intervistë për ‘Oggi’-në vitet e fundit e drejtoja motorin më shumë për zakon se për ndonjë gjë tjetër. Besoj se nuk do të ngjitem më mbi një motor, as edhe për të luajtur edhe pse e pranoj se pasioni për këtë mjet është emocioni im i brendshëm’.
Biaggi tashmë është më mirë edhe pse rruga për t’u kthyer në 100% të formës së tij është ende e gjatë. ‘Nuk do ta harroj kurrë atë që më ndodhi-vijoi Biaggi-nuk mund të marr vendime për të ardhmen dhe e shoh veten të dëtyruar që të punoj fort për të rifituar formën fizike’.Në fund, Biaggi lëshoi edhe një batutë në lidhje me historinë e tij të dashurisë me Bianca Atzei. ‘Në fillim më bëri për të qarë hallin. Le të themi që në fillim nuk isha princi i saj i kaltër.Tani jemi mirë bashke dhe raporti ynë në këtë moment është shumë intensive, por besoj se insititucioni I martesës duket se është disi ‘demode’-e mbylli intervistën e tij Max Biaggi.
Sfidanti.al