Për fat ka edhe një futboll tjetër që luhet me ekipet e klubeve. Karim Benzemasë nuk i ka ecur edhe aq mbarë me kombëtaren e Francës, me kulmin që u arrit në Kupën e Botës në Katar kur e larguan nga ekipi, veçse sulmuesi dëshiron të tregojë se ata që dyshojnë tek ai e kanë gabim. Veterani 34-vjeçar shënoi dy golat e fitores së Realit në fushën e Vajadolidit (2-0), ndonëse “los blankosit” nuk është se luajtën edhe aq mirë. i kthyer nga problemet fizike, Topi i Artë duket në formë shumë të mirë, por së pari tepër i motivuar në një sezon të vështirë për të. Reali ka shpresë, ndërsa Barcelonës i mungon “Benzemaja e saj”, pikërisht Robert Levandovski, që është i pezulluar për 3 ndeshje.
Sfidanti.al