Edhe Jurgen Klopit i vjen keq për mbrojtësin e autogolave, Faes!

Shumë tifozë iu vunë pas “me gurë” duke e kritikuar në rrjetet sociale, veçse karriera e futbollistit ka edhe mbrëmje të tilla. Mbrojtësi belg, Vut Faes, kaloi një ferr të vërtetë në përballjen e Liverpulit me Leisterin e tij në “Anfild”, sepse i dha fitoren të kuqve me dy autogolat që shënoi ai vetë. “Dhelprat” kryesonin 1-0, por pastaj Faes e dërgoi dy herë topin në rrjetën e portës së vet. Shumë tifozë të Leisterit u mërzitën dhe e kritikuan, ndërsa pati nga ata që e tallën duke thënë se “ai mund të kishte shënuar një tregolësh”. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, i doli në krah Faesit duke thënë se “pafatësia e tij ishte maksimale, nuk mund të kishte qenë më e madhe se kaq”.

Sfidanti.al