Jo vetëm që e kritikoi ashpër, por edhe i përmendi të kaluarën, skandalin për të cilin u dënua me 6 muaj pezullim. Xhud Belingham deklaroi se nuk mund të pritej gjë tjetër nga një gjyqtar si Feliks Cvajer, që ishte dënuar më parë për skandalin e trukimeve të Robert Hojcerit, ndërsa Dortmundi pati pakënaqësi ndaj tij për ndeshjen ndaj Bajernit. Autoritetet e futbollit gjerman mund të hapin një hetim dhe të marrin masë ndëshkimore për anglezin (mund ta pezullojnë për disa ndeshje) për shkak të këtyre komenteve, ndërsa Cvajeri u përjashtua për skandalin e 2005-ës, por pastaj e shleu dënimin dhe u kthye në sistem. Gjithsesi, “Bildi” shkruan se Liga Gjermane e Futbollit mund të ndëshkojë edhe ish-gjyqtarin, Manuel Grafe. Ky i fundit ishte shprehur se “kushdo që ka pranuar dikur para dhe ka mbajtur sekret veprimet e Robert Hojcerit për 6 muaj, nuk mund të jetë më një gjyqtar futbolli”.
Sfidanti.al