Bejl-Hazar, dyshja më e paguar në Spanjë, por që nuk luan për Realin!

Gjithçka del sot në “dritë” shumë shpejt dhe mes atyre që mësohen nga publiku janë edhe rrogat e yjeve të futbollit. Mund të shkaktojë habi që Nejmari paguhet më shumë se Mesi apo Mbapeja, që Milani ka buxhet më të vogël në Itali edhe pse kryeson apo që Mançester Junajtidi jep rrogat më të mëdha për të qenë në vend të 6-të në Angli. Gjithsesi, çmeritja e vërtetë ka të bëjë me atë që ndodh tek Reali i Madridit. Dy nga 3 lojtarët më të paguar në La Ligë janë pikërisht Garet Bejl dhe Eden Hazar, që të dy me 2.3 milionë euro në muaj, që do të thotë 27.6 milionë euro në sezon! Pavarësisht këtyre shifrave astronomike, uellsiani dhe belgu nuk mund të luajnë për Karlo Ançelotin, ashtu si edhe Luka Joviç që u mor për 60 milionë euro nga Frankfurti! Përse? E përditshmja “Marka” komenton se “Bejli refuzon që të luajë, dhe ka shkaktuar më shumë vuajtje sesa ka dhënë kënaqësi, Joviçi është dembel, ndërsa Hazari ka probleme fizike”! i rrofshin rrogat Realit dhe presidentit Florentino Perez.

Sfidanti.al