Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës, ndërsa informacionin e ka të “bollshëm”. Eduard Prodani tregon me ironi mënyrën sesi u menaxhua ndeshja e kombëtares ndaj Polonisë në “Arenën Air Albania”, ku edhe ndodhi incidenti i famshëm i shisheve me ujë mbi kokat e lojtarëve polakë. “Kontrolli jashtë stadiumit ishte i rreptë, – tha ai, – nuk u lejuan tifozëve jo vetëm shishe, por as monedha, por kur ishin në stadium ata blinin bidona me ujë dhe kusurin ua jepnin me monedha. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi”. Prodani thotë edhe se mbushja e stadiumit me 100 për qind të kapacitetit u bë në mënyrën tipike shqiptare. “Mesa di unë nuk ka pasur vendim të veçantë nga qeveria apo autoritetet për të lejuar tifozët 100 për qind, – shprehet Prodani, – por, u bë fakt i kryer e ndoshta nuk deshën që të krijonin ndonjë atmosferë të pakëndshme përpara ndeshjes me kombëtaren”.
Sfidanti.al