Nga Skocia, nëpërmjet Melburnit, ai mbërriti në Ligën e Kampionëve. Flasim për mbrojtësin 26-vjeçar Xhek Hendri, i cili bëri emër në ndeshjen e parë të Championsit duke luajtur në formacion për Klub Bryzhin në ndeshjen e barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Paris SG. Hendri arriti të ndalonte vetë “Madhërinë” e tij, Lionel Mesi, dhe tani ka kërshëri për të parë se çfarë do të bëjë ky skocez shtatlrtë ndaj yjeve të Mançester Sitit. Ai vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Superligën e Belgjikës, ndonëse do të jetë tjetër gjë kur të jetë përballë De Brujnit, Mahrezit, Gabriel Zhezusit apo Stërlingut.
Sfidanti.al