“Mishngrënësi” Uli Hënes: Vegjetarianët sëmuren më shpesh!

Është bavarez tipik dhe nga ata tradicionalët, që nuk i ndryshojnë huqet aq lehtë. Ish-presidenti i Bajernit, Uli Hënes, tregoi se është jo vetëm një njeri që e pëlqen shumë mishin, një “mishngrënës” i vërtetë, por edhe që nuk i ka aspak qejf vegjetarianët. Në të vërtetë, ylli i dikurshëm i futbollit gjerman, e ka më shumë me veganët sesa me vegjetarianët, sepse ata të parët janë më të skajshëm në dietën e tyre. “Nuk i kuptoj këta njerëz, – thotë Hënesi, – ata sëmuren më shpesh se të tjerët”. Me gjasë, kritikat e ish-bosit bavarez vijnë së pari për arsye biznesi, sepse ai është pronar i një fabrike që prodhon salçiçe, dhe sa më shumë vegjetarianë e veganë që të ketë, aq më pak salçiçe do të shiten në treg.

Sfidanti.al