“Kristiano është poshtë Mesit, Pelesë, Maradonës e Krujfit”

Është Antonio Kasano që e thotë, njeriu që bën shumë polemika prej vitesh, dhe që më parë e kishte kapur me Antonio Konten. Ish-ylli puljez, që provoi Romën dhe Realin e Madridit, qesh kur dëgjon për Kristiano Ronaldon si për lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve. “Le ta lemë mënjanë teatrin, – thotë ai, – Kristiano Ronaldo më i miri i historisë së futbollit? Nuk është as mes 5 më të mirëve. Për mua, Mesi, Pele, Maradona, Krujf dhe Ronaldo “O Fenomeno” janë nivel tjetër”.

Sfidanti.al