Nuk ka vend për Kristianon në formacionin e kombinuar Junajtid-Liverpul

Të dielën pasdite në “Old Traford” do të luhet derbi i Anglisë. Nuk flitet për Mançester Junajtid-Mançester Siti, por për “djajtë e kuq” kundër Liverpulit të Jurgen Klopit, një ndeshje vërtet e një niveli të lartë. Xhemi Karrager dhe Geri Nevil bëjnë një provë për të zgjedhur formacionin më të mirë të kombinuar të të dyja skuadrave dhe kanë një “emërues” të përbashkët, ata zgjedhin vetëm nga 2 lojtarë të “djajve të kuq”. Karrager vendos të riun Mejzën Grinvud të Man. Junajtidit në vend të Ronaldos, ndërsa Nevil e zgjedh portugezin, por duke e pasur në mes të “detit të kuq”.

Ja formacioni i Karragerit: Alison (Liverpul), Aleksandër-Arnold (Liverpul), Matip (Liverpul), Van Dajk (Liverpul), Robertson (Liverpul), Henderson (Liverpul), Fernandes (Man. Junajtid), Fabinjo (Liverpul), Mane (Liverpul), Salah (Liverpul), Grinvud (Man. Junajtid).

Ja edhe formacioni i Geri Nevilit: Alison (Liverpul), Aleksandër-Arnold (Liverpul), Megajer (Man. Junajtid), Van Dajk (Liverpul), Robertson (Liverpul), Henderson (Liverpul), Firmino (Liverpul), Fabinjo (Liverpul), Mane (Liverpul), Salah (Liverpul), Ronaldo (Man. Junajtid).

Sfidanti.al