Kur ndodhi sezonin e kaluar bëri bujë të madhe dhe shkaktoi një dëm të imazhit të klubit kryeqytetas dhe të futbollit italian. Nuk ishte aspak gjë e e vogël që në një kohë krize të rëndë për shkak të koronavirusit, një klubi si Lacio të mashtronte me tamponët në bashkëpunim me laboratorët e specializuar. Gjithsesi, “u mbars mali e polli një mi” thotë populli, dhe vërtet vendimi i Apelit Sportiv në Itali ishte vërtet një “mi”. Prokuroria federale e futbollit kishte kërkuar 11 muaj dënim për presidentin Klaudio Lotito, dhe në një dënim të tillë ai nuk do të ishte më anëtar i këshillit drejtues të Federatës. Apeli e përkëdheli presidentin lacial duke e dënuar vetëm 2 muaj, ndërsa mjekëve iu dhanë 5 muaj pezullim nga detyra.
Sfidanti.al