Barcelona po sulmohet në Spanjë për shkelje të rregullave financiare

E përditshmja “Marka”, një gazetë e Madridit, nuk përton të hapë një temë që nuk është aspak e re, por që vazhdon të mos mbyllet. Barcelona e ka shkelur limitin financiar të rrogave të vendosur nga autoritetet e La Ligës, por megjithatë ia ka dalë të bëjë shpenzime të tjera. Sipas “Markës”, katalanasit kanë një tejkalim të kufijve të pagave me 144 milionë euro, një shkelje e rëndësishme e Lojës së Ndershme Financiare brenda Spanjës, e megjithatë në dhjetor arritën akordin me Mançester Sitin për sulmuesin Ferran Torres në shkëmbim të 55 milionë eurove. E qartë, që këto para nuk do të paguhen në një dorë, por me klauzola, veçse habia mbetet. “Marka” thotë se është e kotë që La Liga ka krijuar një kod të kontrollit ekonomik të klubeve të përbërë nga 110 nene!

Sfidanti.al