Barcelona humb si Reali, 2-3, por ishte një humbje shumë e hidhur!

Nuk mendohej kurrë një eliminim i tillë, dhe disfata i kujtoi të gjithëve në Katalonjë se një proces rindërtimi nuk përfundon kaq lehtë. Pavarësisht aftësisë dhe personalitetit të Ksavit në stol, dhe rritjes së madhe të futbollistëve, sërish një skuadër e vërtetë futbolli do kohë që të sendërtohet. Sa larg duken sukseset e Realit ndaj Paris SG apo Çelsit, dhe mundja e Barçës nga Frankfurti. Për më tepër, ishte një humbje e merituar sepse përtej zotërimit të topit, ekipi i Ksavit u soll si “kali në lëmë”, ndërsa gjermanët bënë shumicën e gjuajtjeve në një pjesë të madhe në kohës. Edhe në përfundi, Ajntrahtit kishte më shumë tentativa (16-10) dhe gjuajtje në kuadrat (7-4). Sesa e vështirë ishte u kuptua që në Gjermani, ku pavarësisht barazimit 1-1 Barcelona pati fat. Një disfatë e rëndë që mund të ndikojë në moralin e ekipit në vazhdimin e sezonit, por besohet se Barcelona do ta kalojë shpejt për të qenë gati edicionin e ardhshëm. Në Ligën e Europës mbeten skuadrat gjermane, Lajpcig e Frankfurt, (një ngushëllim për Championsin) si dhe britanikët e Uest Hemit (anglez) dhe Rejnxhërsit (skocez).

Liga e Europës, çerekfinalet

Barcelona-Frankfurt 2-3 (1-1), Atalanta-Lajpcig 0-2 (1-1), Lion-Uest Hem 0-3 (1-1), G. Rejnxhërs-Braga 3-1 (0-1).

Gjysmëfinalet, 28 prill e 5 maj: Uest Hem-Frankfurt, Lajpcig-Rejnxhërs.

Sfidanti.al