Si ndihet tani Kristiano Ronaldo që vuri “veton” për Antonio Konten?!

Mançester Junajtidi e pati si ide që të pajtonte trajnerin italian për të kthyer për mbarë sezonin, por hasi në një pengesë të vështirë. Kristiano Ronaldo, lojtari më i vjetër dhe me më shumë autoritet e emër në ekip, doli kundër dhe shprehimisht vendosi “veton” kundër Antonio Kontes, i cili pastaj nënshkroi për Totenhemin, sërish në Premier Ligë. Që nga ajo kohë, Spërsat kanë dalë mbi Junajtidin në garën për në Champions duke qenë favoritë për të kapur vendin e katërt. Nuk dihet sesi ndihet tani Kristiano për veprimin që bëri, që të kujton “veton” e vendosur nga Sergio Ramos tek Reali pikërisht kundër ardhjes së Kontes. Besohet se presidenti Perez e pati parasysh atë veprim kur e largoi ish-kapitenin dhe mendohet që edhe në “Old Traford” nuk do ta harrojnë kundërshtimin e CR7-ës.

Sfidanti.al