Klopi habitet që e cilësojnë jo të lumtur pas kualifikimit në Champions

Gazetarët janë mësuar ndoshta që Liverpuli të fitojë gjithmonë, ose të shkëlqejë gjithmonë, ndërsa ndodh që të kuqtë mund të kualifikohen edhe duke pasur mangesë. Kështu ndodhi në ndeshjen e Championsit ndaj Benfikës në “Anfild”barazuar 3-3, dhe pësimi i 3 golave u duk si një “mëkat” i rëndë. “Ne u kualifikuam për në gjysmëfinalet e Championsit dhe ju më thoni se unë nuk jam i lumtur, – tha i habitur trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop – ju lutem, mos bëni shaka. Ne bëmë 7 ndryshime në formacion për arsye të rëndësishme. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, dhe ishim lart deri në 3-1. Në fund, ne e ulëm përqëndrimin dhe prandaj pësuam golat. Gjithsesi, e arritëm qëllimin dhe jam me të vërtetë i lumtur”. Çiftet gjysmëfinale në Champions janë Mançester Siti-Real Madrid e Liverpul-Vijarreal, me ndeshjet e para në 26 e 27 prill, dhe të kthimit në 3 e 4 maj.

Sfidanti.al