Nuk dihet nëse mënyra sesi u përgjigj trajneri i Barcelonës përpara ndeshjes ndaj Frankfurtit në Ligën e Europës, kanë të bëjnë direkt me ardhjen e mundshe, apo jo, të Robert Levandovskit. Ksavi Hernandez nuk deshi të fliste për sulmuesin e Bajernit, duke e cilësuar “një lojtar i madh”, e duke shtuar se “ky nuk është momenti për të folur për objektivat e ardhshme, por për ndeshjen”. Gjithsesi, në një moment tjetër, kur u pyet për një krahasim mes Realit e Barcelonës, Ksavi tha se “ne jemi bijtë e Krujfit” duke nënkuptuar filozofinë e lojës. Me gjasë, një lojtar si Levandovski mund të mos jetë pjesë e kësaj filozofie. Shumë bukur e tha një ditë më parë Zbignjev Bonjek, legjenda e dikurshme e Polonisë që e paralajmëroi Levën se “drurët e vjetër nuk shartohen”.
Sfidanti.al