Pengesa e parë u kapërcye, por ishte më e lehta. Bruklin Netsat u kualifikuan për në plej ofin e vërtetë të NBA-së pasi mundën në ndeshjen me eliminim direkt (plej in) Klivlendin. Nuk ishte e lehtë, përfundoi 115-108, por detyra e radhës është tepër e vështirë. Bruklini do të jetë përballë Boston Sëlltiksave, vendit të dytë në Konferencën Lindore dhe që cilësohet favorit. Pyetja që bëhet në Nju Jork është nëse për skuadrën kryeqytetase do të mjaftojnë dy yjet “jashtë klasi” si Kevin Durant dhe Kajri Irving? Ky i fundit do të jetë i disponueshëm në çdo ndeshje, pikërisht në momentin e duhur, pasi Nju Jorku hoqi kufizimet ndaj koronavirusit, dhe Irvingu nuk është i vaksinuar. Ndaj Klivlendit, që të dy yjet shkëlqyen mjaft. Duranti pati 25 pikë, 5 topa në tabela, 11 asistë, 2 vjedhje topi e 3 bllokime gjuajtjesh, duke e humbur vetë topin vetëm 1 herë e duke shkaktuar vetëm një gabim personal. Irvingu shënoi 34 pikë, kapi 3 topa në tabela dhe shërbeu 12 asistë. Vitin e kaluar, ata mjaftuan që Bruklini të arrinte finalen e Konferencës, por këtë herë nuk i dihet.
Sfidanti.al