De Vraj ende nuk është stërvitur me ekipin dhe nuk pritet që trajneri Inzagi të rrezikojë me qendërmbrojtësin pavarësisht vështirësisë së ndeshjes. Jo se Specia është rivali më i fortë i mundshëm në Serinë A, por sepse Interi nuk mund të bëjë asnjë gabim nëse dëshiron të mbrojë titullin kampion të fituar vjet. Gjithsesi, Inzagi nuk mendon vetëm për De Vrajin por edhe për ndryshime të tjera në ekip. Në fushën e Specias nuk do të jenë Korrea, Perishiç dhe të tjerë, ndërsa që nga minuta e parë priten D’Ambrozio, Bastoni, Darmian, Gosens dhe Lautaro Martinez. Të pandryshuar shumë pak futbollistë si Handanoviç, Shkriniar, Brozoviç, Barela apo Xheko. Interi luan nesër në stadiumin “Piko”, në orën 19:00 dhe detyrë është vetëm fitorja.
Sfidanti.al