Edi Rama dhe Duka sjellin fat për njëri- tjetrin, por kur flitet për “dashuritë e huaja” janë ters për të tjerët. Shefi i madh i politikës dhe shefi i “përjetshëm” i futbollit , qyshse koha i ka bashkuar të “qeverisin” botët e tyre, kanë kombinuar me sy mbyllur. Kanë bërë gola në minutat e fundit, kanë bërë sikur e kanë tradhëtuar njëri- tjetrin, por fundi gjithnjë ka qënë i sheqerosur. Dhe kjo “ndeshja e fundit”, me shoqata dhe me gjykata, i vuri vulën shumë enigmave politike-sportive, duke ngritur kultin dhe bustin e Maliqit , në kurriz të ligjit.
Pse janë ters për “dashuritë e huaja” shefat tanë, i madhi Rama dhe i vogli Duka? Faktet flasin vetë : Zoti Rama është shfaqur shpesh në publik me fanellat e Juventusit, Italisë dhe Bajernit dhe të tre ekipet janë eleminuar nga Championsi, nga Kupa e Botës dhe Bajerni..po nga nga Championsi. Tifozët e Tironës, edhe pse janë kampionë para kohe, kanë lëshuar një batutë : “ ishalla nuk vesh edhe bluzën e Tironës..”
Presidenti Duka, në karrierën e tij të stërgjatë, na është shitur si mik i ngushtë i Platinisë, shef i UEFA-s, i Vilarit, ish-president i suksesshem i Spanjës dhe zv.preisdent i UEFA-s , i zv.presidentit tjetër të UEFA-s, që ishte nga Ukraina, dhe i fundit u shfaq presidenti aktual i Italisë, Gravina, që bekoi zgjedhjet e fundit, më të falsifikuara që kemi bërë ndonjëherë. Të katërt këta “vipa” e kanë pësuar në një lloj mënyre. Dihet fundi tragjik i Platinisë dhe i Vilarit, e pësoi këto kohë edhe urkainasi që u kap me miliona euro duke kapërcyar kufirin dhe i fundit, ky Gravina, e gjeti tek Italia e cila u eleminua nga Botërori…
Sfidanti.al