Barcelona “gjysmagjel” në Majorka, por shpreson tek Levandovski

Ksavi Hernandez do të ketë pesë mungesa të paktën, ndërsa do të synojë që të vazhdojë ecurinë pozitive në La Ligë që pas barazimit të javës së parë ndaj Rajo Vajekanos. Arauho, Kunde dhe Bejerin nuk do të jenë në mbrojtje, Frenki De Jongu po ashtu në mesfushë dhe Memfis Depai në sulm. Mediat katalanase shkruajnë se trajneri e ka të qartë në kokën e tij sesi do të jetë skema, formacioni dhe sesi do të ndihmohet Robert Levandovski që të vazhdojë serinë e golave. Sergi Roberto do të jetë në krah, Erik Garsia në qendër të mbrojtjes, Pedri e Gavi në mesfushë ashtu si Busketsi, ndërsa sulmi nuk ka shumë probleme me Levandovskin, Dembelenë, Rafinjën apo Ansu Fatiun.

Sfidanti.al