Verstapeni mund të humbasë titullin, Red Bullit mund t’i hiqen 3!

Historia e “gropës financiare” të skuadrës austriake të Formula 1 po merr një kthesë të fortë, pikërisht në prag të asaj që mund të jetë fitorja e titullit të dytë kampion botëror për Maks Verstapenin. Red Bulli akuzohet për 10 milionë euro shkelje financiare të rregullave, duke tejkaluar kufirin e buxhetit vjetor disa herë, dhe mediat në Itali e në Britaninë e Madhe shkruajnë se Verstapeni mund ta humbasë titullin e vjetshëm të fituar në xhiron e fundit të garës së fundit. Kjo do të thotë se Ljuis Hamiltoni mund të bëhet 8 herë kampion i botës duke thyer rekordin që e mban Mikael Shumaheri dhe ai vetë me 7. “La Gazeta delo Sport” shkruan se Red Bulli mund të humbasë 3 tituj.

Sfidanti.al