Alegri: Nesër nis një sezon i ri për Juventusin!

Nuk dihet se përse trajneri i bardhezinjve ka këtë mendim për sfidën e nesërme ndaj Bolonjës në Torino. Luhet në 20:45, një orar kryesor për publikun, ndonëse Masimiliano Alegri do të donte më mirë të ishte një orar më pak në sytë e tifozëve. Gjithsesi, tekniku ka besim se Juventusi do të dijë të nisë kthesën pas një nisjeje tepër të vështirë, sidomos në Champions, por edhe në Serinë A. Diferenca me Napolin që kryeson është 10 pikë, edhe pse me një ndeshje më pak të luajtur. “Këto 15 ditë pushim na kanë bërë mirë fizikisht dhe mendërisht, – thotë Alegri, – na kthehen Aleks Sandro, Rabio dhe Lokateli. Që nesër do të duhet të nisë një sezon i ri, muajin e parë e luajtëm keq. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për momentin. Të gjithë djemtë e dinë se duhet të kthehemi tek fitorja”.

Sfidanti.al