Barcelona çon në gjyq Bartomeun, 5 rastet më flagrante sipas Laportës

Saktësisht klubi katalanas ka bërë denoncim në organet e tatimeve (fiscalia për spanjollët), dhe kërkohet ndëshkimi pë rata që cilësohen si fajtorë për gjendjen skandaloze të financave në “Kamp Nou”. Në qendër të akuzës është ish-presidenti Bartomeu, por edhe ish-zyrtarë. Janë 5 raste kryesore për të cilët foli njëri nga drejtuesit, Zhaume Kampaner, por nuk bëri të ditur e personave dhe të klubeve të përfshirë në transferime. Shkelje e madhe cilësohet shpërblimi i agjentëve ndërmjetës, që kanë arritur në 33 për qind nga 5 për qind që duhej të ishin. Akuza të tjera janë “importe të shproporcionuara dhe abuzive”, “falsifikime të blerjeve dhe shitjeve, të shkëmbimeve të lojtarëve”, si dhe “pagesa e 15 milionë eurove duke simuluar kontrata të lojtarëve të rinj”. Laporta thotë se ka pagesa që janë bërë pa klauzola, pagesa me klauzola false dhe pagesa të përmasave tepër të mëdha.

Sfidanti.al