Cilën “blerje” do të sakrifikojë Barça në Europë? Me gjasë, Obamejangun

Në janar bëri shpenzime si pakkush, dhe vetëm Juventusi e Njukasëlli mund të maten me të. Barcelona ishte një nga “mbretëreshat” e transferimeve pasi erdhën fillimisht Ferran Torres, e pastaj Adama Traore, Dani Alvesh si dhe Pjee-Emerik Obamejang. Gjithsesi, sipas rregullave në Ligën e Europës, dhe sipas nevojave të trajnerit Ksavi Hernandez, katalanasit do të jenë të detyruar që të sakrifikojnë një sulmues, dhe të mos e regjistrojnë në UEFA. Sipas mediave, ky i sakrifikuar do të jetë pikërisht blerja e fundit, ajo e Obamejangut.

Sfidanti.al