Bajerni e ka vendosur: S’ka Haland, urgjent rinovimi me Levandovskin!

Ky është opinioni në klub, ndërsa nuk dihet se çfarë mendon vetë “i zoti i punës”. Bajerni e ka përparësi absolute rinovimin e kontratës me Robert Levandovskin, të paktën siç raportojnë mediat bavareze, dhe bisedimet ndoshta do të nisin shpejt. Akordi i sulmuesit legjendar polak me drejtuesit në “Zebener Shtrase” vlen deri në 2023, ndaj edhe “nuk mban më ujë pilafi”. Levandovski është 33 vjeç, dhe atij i mbetet dëshira për të provuar një eksperiencë tjetër përveçse atyre në Gjermani me Bajernin dhe më parë me Dortmundin. Reali ka qenë mundësia e mëparshme, por sot nuk duket të jetë më kështu, sepse në Madrid shkon Mbapeja, dhe gjen Benzemanë e Vinisiusin. Nuk dihet nëse mund të provojë Paris SG apo Anglinë, apo ndoshta do të vendosë të mbetet në Mynih për të thyer rekordin e madh të Gerd Mylerit në Bundesligë. “Bomberi ka 366 gola në karrierë në kampionat, polaku ka 300. Rroga e tij është 25 milionë euro në sezon, ndërsa nuk dihet nëse mund të bihet dakord për të njëjtën pagesë.

Sfidanti.al