Tek Junajtidi të tronditur për Grinvudin, tifozët lumturohen për Uduordin!

Ka edhe shqetësim e dëshpërim, por edhe gëzim njëkohësisht rreth e rrotull “Old Trafordit”. Nëse drejtuesit e Mançester Junajtidit, trajneri Rangnik dhe lojtarët janë të tronditur nga historia e Mejzën Grinvudit, të arrestuar me akuzë dhune ndaj të dashurës, tifozët janë në qiellin e shtatë për një arsye tjetër. Dje ishte dita e fundit e punës për ish-zv. shefin ekzekutiv, Ed Uduord, i cili në të vërtetë punonte si shef i vërtetë ekzekutiv. Në shumë vite drejtimi nga ai (9), Junajtidi nuk arriti suksese sportive, nuk fitoi asnjë titull, por vetëm u bë “makineri parash” për pronarët, familjen Glejzër. Tifozët uruan në rrjetet sociale, duke thënë se “i kishin sytë tëmbushur me lot” dhe se “ai ishte një specialist në humbje” e të tjera si këto.

Sfidanti.al