Do të luhet të shtunën në mbrëmje dhe stadiumi do të jetë plot, por ama përgjysmë. Vetëm 37 700 bileta u lejuan të shiteshin nga autoritetet për shkak të kufizimeve për Kovidin dhe kapaciteti mund të shfrytëzohet me 50 për qind. Sipas mediave italiane, për këtë derbi të Lombardisë, Inter-Milan, mund të ishin shitur edhe 200 000 bileta, kaq të mëdha ishin të kërkesat. Përtej rezultatit në fushën e lojës, dhe faktit që Interi kryeson renditjen në Serinë A, kur vjen puna tek futbolli si biznes, zikaltërit kanë humbur përballë kuqezinjve. Kjo sepse derbi i fazës së parë u luajt në kushte të tjera, kur lejohej 75 për qind e kapacitetit në “San Siro”. Sipas llogarive, Interi do të fitojë 2.5 deri në 3 milionë euro më pak nga shitja e biletave.
Sfidanti.al