Për legjendën braziliane, reparti i sulmit në futboll sot e ka një “mbret”. Ky “monark” e ka emrin Karim Benzema, dhe sipas “Fenomenit” Ronaldo, francezi është përmbi Robert Levandovskin. Ronaldo Nazario da Lima dha kështu verdiktin e një specialisti për linjën ofensive, ndërsa parashikoi se Benzemaja dhe Levandovski shpejt do të lihen prapa nga Erling Halandi. Fjalë shumë të mira ai pati për Kilian Mbapenë, si dhe për talentin e madh të Lionel Mesit e të Nejmarit.
Sfidanti.al