Barça nuk fal as mësuesin e saj: 4 gola për Sitin dhe Guardiolën

Leo Mesi është i pamëshirshëm dhe me ish-trajnerin prej të cilit ka mësuar shumë. Rikthimi i Pep Guardiolës në “Kamp Nou” nuk mund të ishte më katastrofik: 4 gola nga Barça dhe 3 gola Mesi. Spektakli mund të kishte qënë më dramatik për Sitin nëse Nejmar nuk do të pozonte aq shumë tek pika e bardhë e penalltisë. Por, braziliani e ka më të lehtë të shënojë duke dribluar sesa tek pika e bardhë.  Guardiola që kishte thënë para ndeshjes se “ është kënaqësi të shikosh Mesin duke luajtur, këtë herë do të ketë patur një shije tjetër”.