Edhe pse kanë kaluar dy-tri ditë nga “El Klasiko” i Kupës, pasionet rreth kësaj ndeshjeje ende nuk kanë pushuar, sidomos në rrjetet sociale. Një nga lojtarët qëështë bërë më shumë objekt shpotish në ndeshjen e fundit Real-Barcelona, është Luka Modriç që, në një rast, gati sa nuk ia shkuli bluzën nga trupi Lionel Mesit në përpjekje që ta ndalonte futbollistin argjentinas. Fotografia e këtij rasti tanimë ka bërë xhiron e botës.
Dhe nga Barcelona nuk e lanë që t’i ikte nga dora rasti që ta përqeshnin dhe ta shpotisnin mesfushorin kroat, kështu që në twitterin e klubit katalonjas, krahas fotos së lartpërmendur, u vendos shënimi: “Sa të mundohesh që t’ia shkulës bluzën me forcë nga trupi Mesit, e ke fare kollaj ta blesh atë on-line në dyqanet tona”!
Sfidanti.al