Solskjer, e binde më në fund Junajtidin të të japë kontratën?!

Trajneri norvegjez Ole Gunar Solskjer e ka entuziazmuar botën e futbollit, qëkur e ktheu në “jetë” Mançester Junajtidin mbas shkarkimit të Zhoze Murinjos. Nën drejtimin e tij, “djajtë e kuq” po luajnë shkëlqyeshëm dhe po shënojnë vetëm fitore, ndërkohë që tani Junajtidi është kthyer në garën për vendin e 4-t që të çon në Ligën e ardhshme të Kampioneve (LK).

Krerët e klubit të “Old Traffordit” e vendosën Solskjerin si trajner të përkohshëm, por, megjithatë, ky trajner norvegjez arriti atë që nuk e priste askush nga ai, kështu që te kryesia e “djajve të kuq” tani po zë vend gjithnjë e më shumë mendimi që këtij trajneri t’i ofrohet një kontratë kohëgjatë, madje thuhet se kontrata  përkatëse tanimëështë arritur, se ajo është katërvjeçare dhe se ajo do të zyrtarizohet në fund të këtij sezoni.

Sfidanti.al