Largimi i papritur i anësorit francez të sulmit, Usmane Demdele drejt “gjigandëve” francezë të PSG ka lënë një “boshllëk” të konsiderueshëm në repartin ofensiv të “katalanasve” të Barcelonës, me këta të fundit që janë në kërkim të një zëvendësuesi për 26-vjeçarin.
Në listën e “blaugranave” për të zëvendësuar Dembele është dhe “fantazisti” gjerman i Bajern Mynih, Liroi Sane, i cili pëlqehet shumë nga tekniku Ksavi dhe i përshtat mjaft mirë skemave të këtij të fundit. Mirëpo, autori 14 golave dhe 10 asistimeve, në sezonin e kaluar me “bavarezët” duket se ka gjë tjetër në mendje, teksa nuk ka ndërmend të lëvizë nga kampionët e Bundesliga, të paktën edhe për 1 vit, teksa kujtojmë se sezonin e ardhshëm, Sane përfundon kontratën e tij me “bavarezët”.
sfidanti.al