Arsenal ofron 23 milionë euro për “gardianin” spanjoll, Brentford kërkon 40

Pavarësisht se ka në ekip një portier të talentuar, si Aaron Ramsdejl, “topçinjtë” e Arsenal kërkojnë të sjellin në “Emirejts” dhe një tjetër “gardian” cilësor për ta pasur në çdo moment të mbuluar hapësirën me dy shtyllave e për këtë arsye kërkojnë të sjellin në Londër, portierin e Brentford, David Raja.

Arsenal ofroi plot 23 milionë euro për 27-vjeçarin spanjoll, të ndara në formulën 20 milionë bazë plus 3 milionë të tjera bonus, mirëpo bordi i Brentford ka refuzuar. Këta të fundit, pavarësisht se janë informuar nga portieri spanjoll se kërkon të largohet drejt Arsenal, u kërkojnë “topçinjve” plot 40 milionë euro, shifër kjo që vështirë të paguhet nga nënkampionët e Premier Ligës dhe tanimë na mbetet të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë.

 

sfidanti.al