Kohët e fundit u tha se mund të mos ndodhte asgjë, madje këtë e shprehu edhe trajneri Julian Nagelsman. Bajerni mund të mbetej vetëm me portierin rezervë Sven Ulrajh pas dëmtimit të Manuel Nojerit, veçse gjërat duket se janë paksa më ndryshe. Mediat bavareze raportojnë se drejtuesit në “Alianc Arenë” kanë nisur sërish bisedimet me Borusian e Mynshengladbahut për portierin Jan Zomer. Kjo, edhe pse Gladbahu kërkonte 8-10 milionë dhe Bajerni mund të jepte deri 4-5, edhe pse klubi tjetër kërkoi kohë për të gjetur një zëvendësues dhe nuk po e gjente. Nuk dihet nëse do të arrihet një akord dhe se cili do të jetë ky akord, por sipas mediave bisedimet vazhdojnë edhe pse “vesh më vesh” dhe me “pëshpërima”.
Sfidanti.al