Nikola Jokiç, specialisti i tripëll dabëllit që synon Uestbrukun dhe Robertsonin!

Ende nuk është plotësisht në nivelin e tyre kur vjen puna te ky specialitet, por talenti i madh nga Serbia edhe mundet t’ia dalë. i cilësuar si ndoshta qendra më e mirë pasuese në historinë e NBA-së, Nikola Jokiç arriti në 88 tripëll dabëlla në karrierë në fitoren e vështirë që Denveri arriti ndaj Orlandos (119-116). Ishte tripikëshi i tij që siguroi suksesin dhe Jokiçi pati 17 pikë, 14 asistë dhe 10 topa në tabela. Ky ishte tripëll dabëlli i tij i 12-të për sezonin, ndaj 10 që ka Luka Donçiç. Duke qenë në sezonin e 8-të në NBA, “Xhokeri” ka gjithsej 566 ndeshje dhe një mesatare prej 1 tripëll dabëlli për 6.43 ndeshje. Ai mbetet ende më prapa mesatares së rekordmenit të sotëm, Rasëll Uestbruk (198 tripëll dabëlla) që ka një tripëll dabëll për 5.36 ndeshje, si dhe ish-rekordmenit Oskar Robertson (181 tripëll dabëlla), që ka një tripëll dabëll për 5.75 ndeshje.

Sfidanti.al