Bajerni në Volfsburg? Minus Levandovskin, Gnabrinë, Goreckën, ndoshta Hernandezin!

Një ndeshje përcaktuese këtë të shtunë, por bavarezët nuk janë në kushtet më të mira. Jo vetëm lodhja e ndeshjes së mesjavës ndaj Paris SG në Champions, apo hidhërimi për eleminimin, madje nuk mjaftojnë as lajmet për sherret Flik-Salihamixhiç. Problem më vete në fushën e Volfsburgut në orën 15:30 janë dëmtimet, pasi asnjë nga ata lojtarë që nuk kanë qenë këto kohë, nuk pritet të kthehet. Levandovski është kthyer në stërvitje me top, por ndoshta bëhet gati të martën ndaj Leverkusenit, Leon Gorecka po ashtu, ndërsa Gnabri (Kovid 19) ndoshta vetëm 4 ditë më vonë ndaj Maincit. E hapur mundësia vetëm për kthimin e mbrojtësit francez, Lykas Hernandez. Nga ana tjetër, Volfsburgu nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi këtë sezon. Bajerni kryeson Bundesligë, por pa ndonjë diferencë të madhe ndaj Lajpcigut që është vetëm 3 pikë prapa.

Sfidanti.al