Mediat britanike flasin për një marrëveshje prej rreth 100 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 115 milionë euro. Flasin edhe që Tajson Fjuri dhe Entoni Xhoshua do të ndeshen në Arabinë Saudite për një finale të peshave të rënda të boksit profesionist që do të zhvillohet për të unifikuar titujt kampion. Xhoshua boksoi në Arabinë Saudite ndeshjen e tij të fundit ndërsa fitoi ndaj Andi Ruizit, duke marrë revanshin për humbjen e mëparshme. Fjuri u ndesh në SHBA ndaj amerikanit Diontej Uajlder duke arritur një fitore spektakolare, ndërsa jepet favorit edhe këtë herë. Ende nuk ka marrëveshje zyrtare me sauditët, por pritet që të ndodhë, ndërsa kufizimet nga koronavirusi në Britaninë e Madhe e bënë të pamundur që luftimi të mbahej në “Uembli” të Londrës, që nuk mund të kishte një kapacitet prej 90 000 spektatorësh.
Sfidanti.al