Bajerni mund të vendosë sot rekordin e ri të golave në Bundesligë!

Bajerni do të synojë këtë fundjavë një rekord legjendar në Gjermani. Flasim për numrin më të madh të shënuar në Bundesligë gjatë një viti kalendarik, rekord që mbahet nga Këlni në 1977 (në foto) me plot 101 rrjeta. Për këtë, “dhive” iu deshën 36 ndeshje. Bajerni e ka barazuar javën e kaluar këtë rekord, me golin e Levandovskit në humbjen 1-2 në Augsburg, ndërsa do të përpiqet të vendosë një rekord të ri ndërsa sot në 18:30 pret Arminian e Bilefeldit në “Alianc Arena”. Viti 1977 paska qenë tepër “pjellor” për golat, pasi përveç Këlnit, pati edhe ekipe të tjera që shënuan shumë. Ajntrahti i Frankfurtit arriti në 88 gola në vitin kalendarik. Gjithsesi, më shumë se të gjithë rekordit të Këlnit iu afrua Borusia e Mynshengladbahut që shënoi 91 gola në 1984 në 34 ndeshje të Bundesligës, gati 3 gola për ndeshje.

Sfidanti.al