Shembull janë Luçiano Spaleti dhe Mauricio Sarri, dy ndër teknikët më simpatikë dhe më të njohur italianë, që do të jenë përballë të dielën në mbrëmje në stadiumin “Maradona”. Janë të ndryshëm në tipin që kanë, në mënyrën sesi flasin, me Spaletin që duket më shumë “prift” e “diplomat”, dhe Sarrin më shumë “të pagdhendur” e popullor, veçse që të dy kanë një “identikit” të përbashkët. Nuk ia kanë kaluar shumë mirë në klubet e mëdhenj, dhe ndihen shkëlqyeshëm në klubet disi më mesatarë. Sarri e bëri emrin me Empolin e pastaj me Napolin, ndërsa tek Çelsi e Juventusi vuajti jo pak, edhe pse fitoi Ligën e Europës dhe Serinë A. Spaleti u bë i njohur tek Roma e pastaj në Rusi tek Zeniti, ndërsa me Interin nuk i qeshi buza. Për momentin, janë në pozicione të ndryshme, Spaleti në krye me Napolin, ndërsa Sarri i gjashti me Lacion, ndonëse zonën Champions e ka vetëm 4 pikë larg.
Sfidanti.al