Karlo Ançeloti pati të drejtë pas dëmtimit që mbrojtësi austriak pati në ndeshjen në Champions në Tiraspol. Pas 65’ lojë, David Alaba u nxorr nga fusha për shqetësime në gjurin e majtë, ndonëse trajneri italian deklaroi se “nuk duhet të ketë probleme të mëdha”. Vizita mjekësore nxorri një dëmtim të gjurit, por që nuk ka prekur ligamentet. Këto lloj lëndimesh kalojnë shpejt dhe pritet që tek Reali të mos rrezikojnë me Alabën në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Seviljes, për ta pasur në dispozicion për pjesën e vështierë të sezonit. Lutja është që gjuri i majtë i mbrojtësit të mos pësojë fatin e gjurit të djathtë që ka pasur mjaft lëndime kur ishte tek Bajerni.
Sfidanti.al