Duket paradoksale që të bëhen plane të tilla kur për 6 muaj ka firmosur Ralf Rangniku, dhe pyetja më normale do të ishte: Çdo të bënte Mançester Junajtidi nëse trajneri gjerman do të kishte sukses? Sidoqoftë, për mometin pritet që kandidatët kryesorë për sezonin e ardhshëm në “Old Traford” të jenë Maurisio Poçetino dhe Erik Ten Hag. Trajneri i Paris SG pëlqehet për atë që ka bërë tek Totenhemi, ndërsa Sër Aleks Fergusoni thuhet se ka ndikuar që ai të jetë tekniku i ardhshëm. Mediat angleze, megjithatë, kanë hedhur dyshime për argjentinasin duke e quajtur jo edhe aq trim përderisa nuk uli në stol asnjë nga tre yjet (Mesi, Nejmar, Mbape) në ndeshjen ndaj Mançester Sitit në Champions. Planet e klubit anglez janë që nëse Poçetino nuk vjen, të merret Erik Ten Hag i Ajaksit, dhe njoftohet se holandezët nuk do ta pengonin. Ten Hag po bën mrekulli tek Ajaksi, por nuk dihet nëse do ta bënte një gjë të tillë në një ekip ku luajnë yje të mëdhenj si Mançester Junajtidi.
Sfidanti.al