Xhakomo Vrioni nga Austria: Dua që të kthehem tek Juventusi

Me golat dhe lojën e tij ka rënë në sy jo vetëm në Bundesligën ku luan, por edhe tek ekipi që e ka dhënë në huazim. Nëse Armando Broja e ka kartonin tek Çelsi dhe luan për Sauthemptonin në Premier Ligë, Xhakomo Vrioni e ka kartonin tek Juventusi dhe luan për Tirolin në Austri. Është pak më i madhe Broja, 23 vjeç ndaj 20, ndërsa është titullar i padiskutueshëm në ekip, shënuesi më i mirë, dhe një nga më të mirët e kampionatit austriak me 9 gola në 12 ndeshje. “Jam i kënaqur me këtë që po bëj, por dua më shumë, – thotë shqiptari, – doja të provoja të luaja jashtë Italisë për të parë një futboll ndryshe. Tek Juventusi jam rritur shumë, atje më kanë mësuar me rëndësinë e detajeve më të vogla, që të mos kënaqem kurrë me veten. Po ashtu, mënyrën për t’u ushqyer dhe fuqizimin nga ana fizike. Natyrisht, shpresoj që të kthehem tek Juventusi, të gjithë e synojnë diçka të tillë”.

Sfidanti.al