Bajerni me “dërrasë të zezë” për mbrojtjen në -7 gradë Celsius!

Hansi Flik është edhe i shqetësuar, por edhe i vendosur për të ndrequr situatën. Tek Bajerni kanë problem të madh lojën në mbrojtje dhe ja që në stërvitjen e djeshme u pa ndihmëstrajneri Dani Rël (Roehl) me një tabelë (“dërrasë të zezë”) me ushtrime për mbrojtjen, që e mbështeti në shtyllën e njërës prej portave të vogla “hungareze” që ishte vendosur në fushën stërvitore. Edhe pse temperatura në kompleksin në Zebener Shtrase arrinte në -7 gradë Celsius, Fliku u përpoq t’u nguliste në kokë lojtarëve të tij disa parime. Së pari, nuk duhen pasime të gabuara në 30 metrat pranë portës, së dyti duhet kompaktësi, pra lojtarët e tjerë duhet të jenë më pranë mbrojtjes. Për gjysmë ore me radhë, Bajerni u stërvit për mbrojtjen dhe me të drejtë, pasi për herë të fundit kaq keq ka qenë në 1981-1982 kur pësoi 25 gola në 15 ndeshje, një më shumë se tani.

Sfidanti.al