E thotë Karl-Hajnc Rumenige, dhe e theksojnë mediat bavareze. Trajneri Julian Nagelsman ka në dispozicion një ekip me lojtarë që vrapojnë si “rrufeja”, gjë që pritet të ndihmojë shumë, dhe që ndoshta është çliruar nga prania e Robert Levandovskit, edhe pse polaku përgjigjej me 40-50 gola në sezon. “Mendoj se 17 ekipet e tjera të Bundesligës do ta kenë shumë problem Bajernin, – thotë Rumenige, – sidomos faza sulmuese është tepër e shpejtë me lojtarë si Gnabri, Koman, Sane, Mane dhe Musiala”. Gjithsesi, shpejtësi ka edhe më prapa pasi janë Alfonso Dejvis, Lykas Hernandez, Upamekano apo Mazraui. Përfundimi i mediave në Bavari është që Bajerni ka ekipin më të shpejtë në Europë këtë sezon.
Sfidanti.al