Vinisius është “fenomeni” i Realit, fiton një titull në çdo 24 ndeshje!

Në total ka luajtur 171 sfida për madrilenët, ndërsa konfirmimi erdhi sidomos sezonin e kaluar. Vinisius është kthyer në futbollistin më shumë të përmirësuar të Realit, ndërsa të tillë si Kurtua, Alaba, Benzema apo Modriç njiheshin që më parë. Sulmuesi brazilian ka veçantinë që ka fituar 7 tituj me “merengesit”, që do të thotë një për 24 ndeshje, diçka që vështirë t’i ketë ndodhur kujt, qoftë edhe Lionel Mesit apo Kristiano Ronaldos. Edicionin që kaloi ai shënoi 22 gola dhe shërbeu 16 asiste, pra pati 27.5 për qind të golave dhe 16.9 për qind të asisteve. Jo pak për një 22-vjeçar dhe në një ekip si Reali. Kjo ka bërë që vlera e tij të rritet me 150 për qind, që nga nisja e vitit të kaluar futbollistik, që nga 40 milionë euro në 100 milionë, ndonëse klauzola e transferimit është 1 miliardë euro.

Sfidanti.al