Ka qenë lojtar që ka kaluar në Akademinë e katalanasve dhe ka kujtime të shkëlqyera nga ajo kohë në La Masi, në kompleksin stërvitor dhe në “Kamp Nou”. Ivan Balliu do të jetë sërish përballë Barcelonës, për të dytin sezon radhazi, madje këtë herë do të jetë që në javën e parë në La Ligë. Rajo Vajekano viziton “Spotifaj Kamp Nou”, ndërsa mbrojtësi kuqezi ka rinovuar kontratën deri në 2026. “Barcelona është forcuar shumë, – thotë ai për të përditshmen katalanase, “Sport”, – është bërë e frikshme. Do ta kemi shumë të vështirë, pasi e quaj favorite për titullin, madje mund të fitojë edhe Championsin”.
Sfidanti.al