Një verë e vështirë në Mynih, me kampionët e Gjermanisë që duhet të gjejnë një formulë magjike për t’ia dalë. Disa lojtarë duhet të rinovojnë kontratat, por kërkesat e tyre financiare janë të larta. Leon Gorecka merr 10 milionë euro në sezon, ndërsa bavarezët i ofrojnë 15 milionë që të rinovojë, dhe nga këto ai do të fusë në xhep ndoshta 7-8 milionë. Mesfushori duket se pretendon më shumë, ndërsa në Angli, tek Mançester Junajtidi mund të fitojë edhe 10 milionë euro që t’i ketë të gjitha të vetat. Për të janë të interesuar edhe Reali e Barcelona.
Situata e Xhoshua Kimihun është e ngjashme, pasi edhe ai merr sot 10 milionë euro bruto, por kërkon dyfishin të paktën, ndërsa kontrata e tij vlen deri në 2023. Kingsli Koman fiton 8 milionë euro në sezon dhe i duket vetja jo i vlerësuar sa duhet. Serg Gnabri merr 9 milionë euro në sezon dhe kërkohet rritje gjithashtu për të, me kontratën që vlen deri në 2023. Pra, kohë të vështira për Bajernin, pasi pandemia ka shkaktuar humbje financiare, ndërsa nga ana tjetër konkurrenca nga Spanja dhe Anglia mund ta detyrojë ose të rrisë shpenzimet, ose të mbetet pa disa nga yjet.
Sfidanti.al